Sunday, February 9, 2014

Si te krijosh blogun tend personal

Shumica e njerezve e kane lene pas dore shkrimin e ditareve dhe i jane bashkangjitur avancimit te teknologjise duke i krijuar ditaret e tyre personale te ashtuquajtur "Blogje" ose thjesht blog. Nepermjet ketyre blogjeve informacioni ruhet me i sigurte dhe per nje kohe me te gjate se ne leter, te pakten keshtu eshte ne teori.

Te krijosh nje faqe interneti te thjeshte te quajtur blog nuk duhet te kesh njohuri te gjuheve kompjuterike si PHP, HTML, ASP etj...  Vendi me i mire per te krijuar nje blog dhe paraqitja me e thjeshte qe ka eshte blogspot. E vetmja gje qe duhet per te krijuar nje blog ne blogspot eshte nje adrese Google ose thene me qarte nje email nga Google. (gmail)

Pasi te kesh krijuar adresen tende personale te Google (Gmail) shko tek blogger.com dhe kliko ne "Sign In".Kliko tek ikona ne te majte "New Blog" dhe zgjidh titullin dhe linkun. Perzgjidh nje nga templated e gatshme dhe ne fund kliko tek butoni ngjyre portokalli "Create Blog"

Per te bere postimin e pare shko tek "New Post", te shikosh postimet e meparshme shko tek "Posts", per te shtuar, fshire ose ndryshuar nje faqe (page) te blogut tend shko tek "Pages". Per te shikuar komentet ose per ti fshire shko tek "Comments". Per te ndryshuar planin e faqes (layouts) shko tek komanda "Layout".

Per te ndryshuar dezajnin e faqes shko tek komanda "Template", per rregullimet e pergjitheshme dhe kontrollin e administratorit shko tek komanda "Settings'

0 comments:

Post a Comment